Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e hënë, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me rektorin e këtij tempulli akademik, Prof.Dr. Izet Zeqiri nënshkruan Marrëveshjen me të cilën Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studentë që do të studiojnë në fushat deficitare në këtë universitet edhe atë: Megatronikë, Menaxhment industrial dhe Elektro-energjetikë.

Ganiu është shprehur se ky akt paraqet një hap të rëndësishëm për avancimin akademik të shoqërisë tonë, por edhe për forcimin e tregut të punës që ka nevojë aq të madhe për të patur njerëz profesionist në radhët e veta edhe atë në fushat deficitare.

“Njëkohësisht përgëzova rektorin Zeqiri për punën e mrekullueshme që po e bën në avancimin e Universitetit “Nënë Tereza” dhe shpreha gatishmërinë Komuna e Çairit për të qenë gjithmonë mbështetje e fuqishme e këtij institucioni akademik”, ka deklaruar Ganiu.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share