VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për programet ekonomike!

ZGJEDHJET 2024

VMRO-DPMNE përmes Platforës 1198 obligohet për transformim ekonomik të Maqedonisë.

Sipas tyre, Bruto Prodhimi Vendor do të rritet në 5% kurse do të miratojnë edhe strategjinë dhjetëvjeçare për tërheqjen e investimeve të huaja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas VMRO-DPMNE-së janë mbi 1.000 masa që do të ndikojnë në uljen e papunësisë deri në 7.5% por edhe në gjenerimin e 55.000 vendeve të reja të punës.

“Modeli ynë i rritjes bazohet me nxitjen e investimeve vendore në sektorin privat dhe investimeve të fuqishme në caqe productive, në infrastrukturën energjetike dhe të transportit, në arsim, shëndëetësi dhe ambient jetësor. Planifikojmë 3 miliardë euro për investime kapitale gjatë një mandati, prej të cilëve 250 milion euro në vit vetëm për zhvillim rajonal, për komunat”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska.

VMRO-DPMNE në vend të programit, qytetarëve u ofron premtime boshe – thonë socialdemokratët, duke përmendur si shembull Qytetin e Shkupit dhe 40 komunat që janë “nën ombrellën” e kësaj partie.

“Premtuan komuna moderne, transport falas, autobusë ekologjik, projekte kapitale, salla sportive, parqe, shkolla, rrugë, ujësjellës. Kaluan dy vite e gjysmë, VMRO-DPMNE asgjë nuk bëri. Kryebashkiakët e tyre realizuan 0%. Por, krijuan kaos, qytete të papastra, ndërmarrje publike me borxhe, komuna pa zhvillim. Kështu është edhe kësaj radhe me premtime të rreme. Asgjë s`ka ndryshuar në VMRO-DPMNE, është partia e njëjtë që nuk mund të sjellë asnjë ndryshim”, tha Martin Kostovski.

Gjatë fundjavës LSDM-ja prezantoi dhjetë shtyllat kryesore të synimeve të LSDM-së në katër vitet e ardhshme.

Sipas tyre, në katër vitet e ardhshme paga mesatare do të arrijë 1.100 euro, kurse ajo minimale 600 euro, në vitin 2028 pensioni minimal do të jetë 20.000 denarë, kurse mesatarja 30.000 denarë.

Socialdemokratët janë zotuar për ekonomi të fuqishme vendore, infrastrukturë moderne evropiane arsim evropian, por edhe më shumë fonde evropiane për ekonominë e Maqedonisë./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share