Dita e tretë e kërkimit për 22 vjeçarin nga Kumanova

SASITË NË RRITJE DHE UJI I TURBULLUAR VËSHTIRËSOJNË KËRKIMET

Edhe sot vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit nga Kumanova, i cili para tri ditësh u aksidentua në Zhelinë teksa udhëtonte për në Kumanovë.

Babai dhe të afërmit e tjerë edhe sot ishin aty në përpjekje për të gjetur 22-vjeçarin.

”Sot jemi nga ora 6:30 këtu, unë vec më i bëra 4 km në mëngjes me një grup në anen e majtë dhe një grup në anen tjetër, jemi lodhë tëpër, u futëm edhe në ujë ku ishin mbeturinat për të kërkuar.. Dje na treguan fshatarët, kanë qenë me ne dhe na treguan cilat vende t’i kerkojm se mundet me hy edhe ndër uj, sot dhanë fjalën që me njësinë speciale të vijë dhe një grup zhytësish, por deri tani nuk janë, dje ishin 3 zhytës, po bëjnë përgatitjet diku dhe policia me qen po kërkojnë.

Në vendngjarje ka shumë vullnetarë që janë në kërkim të 22 vjecarit. Mes tyre edhe ish-Deputeti Rafiz Aliti.

“Unë shprehi keqardhje për rastin që ka ndodhur, familja duhet të jetë e fortë dhe të ruaje qetësinë, mendoj që të gjithë qytetarët, sidomos fshatrat përreth lumit Vardat, të organizohen sepse ne e njohim më mirë terrenin, më mirë i njohim vendet kritikë ku munden të ndalët trupi i djalit” – tha Rafiz Aliti – ish deputet.

Avni Ahmeti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës tha se edhe sot njësitet për shpëtim janë në numër më të madh dhe vazhdojnë kërkimin.

“Sot është dita e tretë dhe janë bërë kërkime intensive, sot ka më shumë ekipe dhe më shumë njerëz, kemi edhe ekipe me qen profesionistë që janë në kërkim, parametri sot do të zgjerohet deri në fshatin Radushë, këtu janë të gjithë njësi policore, drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, nga menaxhimi me kriza dhe ne si zjarrfikës të Tetovës, edhe komuna e Zhelinës me disa persona që vazhdojnë kerkimin rreth lumit.” tha Avni Ameti.

Tashmë është dita e tretë e kërkimit për 22 vjecarin nga Kumanova, automjeti I të cilit kishte rënë në lumin Vardar. Vetura ishte nxjerrë nga lumi, por pa vozitësin, për të cilin nisën kërkimet nga ekipe të MPB-së, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Zjarrfikësve të Tetovës. Sasitë në rritje dhe turbullimi I ujit të Vardarit po vështirësojnë kërkimet. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share