Vizita e Ramës në Bruksel jehonë në mediat Britanike

 BAZA E RE NË PORTO ROMANO TEMË KRYESORE E DISKUTIMEVE

Pak ore para se Kryeministri Rama te takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltengberg, mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë kësaj vizite. Kryeministri shqiptar viziton Brukselin pasi i ka ofruar NATO nje baze te re ne Porto Romano, dhe kjo pritet te jete tematika kryesore e diskutimit te merkuren.

Media britanike “Express” e shikon këtë baze te re ne mesdhe si një paralajmërim për presidentin rus Vladimir Putin. Shqiperia thuhet ne artikull po shnderron ish-bazat sovjetike ne baza te Natos duke u lidhur gjithnje e me shume me Brukselin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Baza e re detare e Natos propozohet të jetë në Porto Romano, 40 minuta nga kryeqyteti dhe do të përfshijë një seksion tregtar dhe një bazë detare ushtarake. Financimi do të sigurohet si nga shteti shqiptar ashtu edhe nga NATO.

Ne shkrimin e Ekspres thuhet se në maj,  Rama tha se qeveria e tij i kishte ofruar NATO-s bazën detare të Pashalimanit në jug të Tiranës. E vendosur në jug të Vlorës, rreth 140 milje nga Durrësi, ajo ishte e vetmja bazë e Bashkimit Sovjetik në Mesdhe gjatë viteve 1950, në një kohë kur regjimi komunist i Shqipërisë ishte në një linjë me Moskën.

Pas rënies së komunizmit, ajo u rindërtua me ndihmën e Turqisë, e cila ruajti të drejtën e përdorimit të saj. Marina shqiptare ende sot e përdor bazën për disa operacione dhe stërvitje. Ky opsion duket se është paraqitur në favor të Porto Romanos.

Aktualisht në Shqipëri po ndërtohet baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë.

Kryeministri rama dhe shefi i Natos pritet te diskutjne dhe rreth situatës së krijuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe koordinimit të bashkëpunimit mes aleatëve.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: KLAN NEWS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share