200 të burgosur shqiptarë do të kthehen nga Britania

Nis zbatimi i marrëveshjes. Kostot e kryerjes së dënimit mbulohen nga autoritetet angleze

Nis zbatimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për transferimin e të burgosurve drejt vendit tonë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë 200 të burgosur në Angli dhe Uells do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Sipa informacioneve nga pala angleze shtetas shqiptarë të dënuar apo në pritje të dënimeve janë në total 1522, mes tyre 6 femra. 15 janë dënuar me burgim përjetë për vrasje, disa për krime të lehta, por edhe të dënuar për kultivim kanabisi dhe trafik ndërkombëtar droge.

Të dënuarit që do të kthehen në vendin tonë do të marrin me vete një shumë parash prej 1800 paund. Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria garanton rritjen e investimeve për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri britanik Rishi Sunak në Dhjetor 2022 dhe pas diskutimeve që dy liderët zhvilluan në Londër në Mars 2023.

Nuk do të jenë vetëm shtetasit shqiptarë në konflikt me ligjin të cilët do të trasferohen nga Britania e Madhe, por do të jenë edhe të dënuar të vendeve të tjera të cilët do të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit në burgjet e vendeve të tyre të origjinës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share