8 Marsi, festë dhe protestë! “Këpucët e kuqe” instalacion në Tiranë

8 Marsi shënon një ditë feste për nënat, gratë dhe vajzat, por edhe protestë kundër dhunës ndaj tyre.

Gazetarja e Klan News Ermelinda Hoxhaj raportoi nga sheshi “Nënë Tereza” mëngjesin e sotëm, atje ku është vënë për të disatin vit tashmë instalacioni i këpucëve të kuqe.

Hoxhaj u shpreh se ky është një mesazh i përbashkët i shoqërisë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave e për të gjitha jetët e humbura.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas gazetares, krahas njerëzve që u dhurojnë lule sot më të shtrenjtave të tyre, në orën 12:00 do të zhvillohet një protestë sensibilizuese.

Kujtojmë se ky muaj trokiti në mënyrën më të dhimbshme, pasi në ditën e parë të tij 3 gra mbetën të vrara, njëra prej të cilave po priste dhe një fëmijë.

Ideja e këpucëve të kuqe daton vite më parë, kur artistja meksikane Elina Chauvet filloi instalacionin “Los Zapatos Rojos” në nder të motrës së saj, që humbi jetën si pasojë e dhunës në familje. Prej vitit 2009, këpucët e kuqe kanë qenë një simbolikë e rëndësishme ndërkombëtare./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share