Vizita e Kurtit/ Kasami: Qeveria nuk ia doli ta fsheh frikën nga humbja në zgjedhjet e ardhëshme

Përmes rrjetit social facebook ka reaguar edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ndaj Qeverisë Qeverisë që sipas tij nuk mundi ta fsheh frikën nga humbja në zgjedhjet e ardhëshme.

“Qeveria nuk ia doli ta fsheh apo kontrollojë frikën nga humbja në zgjedhjet e ardhshme, sidomos kur në pah doli fronti opozitar i bashkuar dhe me një përkrahje nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. E kuptojmë shqetësimin e Presidentit dhe Qeverisë, të cilës për çudi me përkrahje e reagime i doli krah edhe Beogradi, dhe e dimë se retorika e këtillë politike, nuk ka të bëjë aspak me vizitën e Albin Kurtit, por ka të bëjë me shqetësimin se opozita shqiptare në RMV po bashkohet dhe kësisoj ia numëron ditët kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit. Ardhja e kryeministrit Kurti sa ishte respekt dhe nder për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, po aq ishte edhe respekt për shtetin e Maqedonisë së Veriut, me të cilin është nënshkruar memorandumi i projektit të përbashkët, rrugës Tetovë-Prizren” – shkruan Kasami.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share