Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ishte në një linjë me qëndrimin e ambasadores amerikane në NATO Julianne Smith, se Rusia është duke tentuar të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe përmes sulmeve hibride dhe fushatës së dezinformimit.

Julianne Smith: Rusia po përdor një listë klasike të mjeteve, ku fokusi kryesor është fushata e dezinformimit që ka për qëllim nxitjen e ndarjeve dhe destabilizimin. Ata synojne percarje mes aleatëve, mes SHBA-së dhe partnerëve në rajon si dhe mes aleatëve evropianë. Ne me kujdes monitorojmë situatën dhe punojmë me një numër të vendeve anëtare të NATO-s në kete rajon, ne veçanti me ato qe janë vende anëtare te aleances.

Bujar Osmani: Moska po synon që të destabilizojë jo vetëm shtetet fqinje me Ukrainën, por edhe ato të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi synimin kryesor që të realizojmë objektivat që do t’i shpalosim në samitin e liderëve në Uashington në muajin korrik. Qëllimi i Maqedonisë së Veriut është që të rrisë investimet në mbrojtje në masën 15% deri në vitin 2025. Jemi të përkushtuar po ashtu për forcimin e mbështetjes për Ukrainën, e cila po përballet me sfidat e agresionit rus.