VIDEO – Autobusi përplaset me 8 makina të tjera, 9 të plagosur në Tiranë

Shoferi i urbanit: Nuk isha koshient

Ky është momenti kur 8 automjete dhe një autobus urban i linjës së Unazës përfshihen në një aksident në krah të parkut Rinia, në semaforin e zonës së Shallvareve.

Kjo video e kamerave të sigurisë, e siguruar nga Tv Klan tregon gjithë dinamikën e ngjarjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Urbani i linjës së Unazës fillimisht përplas një autoveturë. Goditja që makina merr nga pas bën që të përplaset me një fuoristradë tip Porsche që e ka përpara.

Pas goditjes, Porsche përfundon në të djathë duke goditur një pemë ndërsa makina në të majtë duke u përplasur me disa automjete të tjera.

Edhe pas aksidentit autobusi vijon sërish lëvizjen, duke u përplasur me Porsche dhe pasi devijon majtas godet dhe disa makina të tjera që presin në semafor.

Policia thotë se do të dalë në konkluzion pasi të kryejë një hetim të plotë të të gjithë ngjarjes.

“Në lidhje me shkaqet e aksidentit është shumë shpejt për të dalë në një përfundim përpara jush dhe nuk do ishte as etike që të paragjykonim grupin hetimor që po heton në vendngjarje”, tha shefi i trafikut urban, Taulant Gjoka.

Pas përplasjes shoferi i autobusit ka deklaruar përpara efektivëve të policisë se në momentin e aksidentit nuk ka qenë koshient.

Ndërkohë një nga drejtuesit e mjeteve që u godit nga urbani tregon momentet e para të përplasjes, por thotë se nuk është në gjendje të tregojë dinamikën.

“Ndodhi shumë shpejt, vetëm dëgjova zhurmat. Isha pothuajse i ndaluar, për fat instikti i shoferit që e mbajta këmbën në frena, se mund të më kishte marrë dhe mua përpara”.

9 persona u plagosën nga aksidenti dhe morën ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Traumës. Asnjëri prej tyre nuk ka dëmtime serioze.

Shoferi i autobusit dhe drejtuesit e mjeteve të tjera të aksidentuara iu nënshtruan testit të alkoolit, nga ku rezultoi se nuk ishin në efektin e pijeve alkoolike.

Tv Klan

VIDEO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share