Vetëm gjatë 24 orëve gjobiten 407 shoferë vetëm në Shkup, 228 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (05.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 407 masa, nga të cilat 228 sanksione për ngasje me shpejtësi të lejuar, 29 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 61 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 13 sanksione për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër sanksione për drejtuesit fillestarë… Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share