Veshur me bikini e çizme, Tayna feston ditëlindjen në dëborë: Me rëndësi, këmbët…

Tayna feston sot ditëlindjen e saj të 26-të. Reperja ka zgjedhur që të qëndrojë në Alpet franceze për këtë ditë të veçantë.

“Urime për 26 vite seksi”, ka shkruar artistja në një foto shoqëruar me ikonat e tortës së ditëlindjes dhe shenjës së horoskopit (Shigjetari). Si për të përforcuar fjalët e saj, Tayna ka postuar disa foto në dëborë, e hipur në një karrocë të tërhequr nga dy kuaj teksa është veshur vetëm me një kostum banje, pallto pelushi, kapuç dhe këpucë të bardha.

“Dëgjova që do bëhej nxehtë nesër”, ka shkruar ajo duke iu referuar bashkëpunimit “Anaconda”me artistin Kidda, i cili publikohet të enjten, më 15 Dhjetor. “Me rëndësi, këmbët mos të të mbërdhijnë, ka thënë Jay Z”, ka shtuar ajo me humor.

Në postimet në InstaStory, vajza e ditëlindjes ka falënderuar edhe admiruesit e saj për mbështetjen. ”Faleminderit të gjithë fansave të mi që më tregojnë kaq shumë dashuri çdo ditë të jetës sime. Ju vlerësoj shumë. Jeni dhurata më e bukur për mua”.

Më tej, në urimin e njërit prej miqve të saj, Xhani Demikës i cili i ka shkruar “dasmë vitin tjetër”, reperja është përgjigjur se nuk ka asnjë plan të afërt pasi parësor ka shkollimin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share