Kanye i gatshëm për finalizimin e divorcit me Kim

Ish-çifti kanë rënë dakord si të ndajnë pasurinë miliarda dollarëshe

Kanye West më në fund do të zgjidhë ligjërisht divorcin e tij me Kim Kardashian. Kjo pasi reperi ka punësuar  një nga avokatët më të fuqishëm në Hollywood.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, Kanye ka paraqitur një “deklaratë zbulimi”, e cila zakonisht bëhet kur një çështje divorci është në prag të zgjidhjes. Dokumentet tregojnë gjithashtu se 45-vjeçari i ka dërguar të gjitha informacionet e tij financiare ish-gruas së tij, Kim Kardashian.

Ish-çifti kanë rënë dakord se si të ndajnë pasurinë e tyre shumë miliardë dollarëshe, por nuk ka asnjë tregues se ata arritën në një marrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre

Në fakt, kjo mund të jetë beteja më e vështirë për çiftin, sepse pavarësisht se ai dhe Kim janë kuptuar për bashkëprindërimin, Kanye bëri të ditur në fillim të këtij muaji se ai nuk është i gatshëm të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për arsimimin e fëmijëve të tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share