Piloti i Red Bull ishte i pakapshëm në “Circuit of the Americas”, Hamilton në vend të dytë
Kampioni i trefishtë i Formula, Maks Vershtapen fitoi garën sprint të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, duke u nisur nga pole-position.
Në vend të dytë doli piloti i Mercedes, Ljuis Heamilton. Holandezi 26-vjeçar e mbylli garën 9.465 përpara britanikut.
Në vend të tretë doli piloti i Ferrarit Sharls Lekler, i cili u parakalua nga Hamilton në nisje të garës. Tetë pilotët e parë morën pikë nga sprinti i SHBA.
“Mendoj se kryesore ishte xhiroja e parë, përpjekja për të qëndruar në krye. Por pastaj mendoj se ne i zgjidhëm gjërat pa shumë stres dhe pas pak xhirove unë nisa të kujdesesha për gomat e mia dhe madje edhe u zbavita pak, ndërsa tentova që ta shtoja ritmin.”
Në vend të katërt garën e mbylli Lando Noris, e pas tij piloti tjetër i Red Bull Serxho Perez. Për Karlos Sainz dhe Ferrarin e tij, vetëm vendi i gjashtë.
Red Bull ka dominuar në këtë sezon, ndërsa ka fituar edhe titullin e kostruktorëve.
Klan News