Agim Ademi: Trajnerin e mbajnë rezultatet

Giresse mund të largohet nëse nuk kualifikohemi

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se synimi i Kosovës është të kualifikohet në Euro 2024.

Në një intervistë për Ekipin A të ATV-së, kreu i shtëpisë së futbollit kosovar ka njoftuar se trajneri Alain Giresse mund të largohet nëse nuk e arrin synimi.

“Tani, trajnerin e mban rezultati. Kosovën duam ta kualifikojmë (për EURO 2024), nëse nuk kualifikohet, mund të ketë edhe ndërrime, por edhe mund të vazhdojmë”, ka thënë Ademi.

Giresse u emërua në krye të Kombëtares së Kosovës në fillim të këtij viti, ku në 10 ndeshje katër i ka fitore, tri barazime dhe tri humbje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share