Veriu i Kosovës, 18 ditë i bllokuar me barrikada

Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar pas sulmit që iu bë forcave të KFOR në Zubinë-Potok gjatë ditës së djeshme, ku u sulmuan me sende të forta dhe gazetarët.

Gazetarja e Klan News, Blerta Dalloshi Berisha raporton nga Prishtina se janë shtuar dhe dy barrikada, njëra është vendosur tek “Shkolla Teknike” në Mitrovicën e Veriut ndërsa tjetra në rrugën që e lidh qytetin me fshatin Rudarë. Barrikada në “Lagjen e Boshnjakëve” është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri. Ndërkohë gjithsej në Veriun e Kosovës janë të vendosura 12 barrikada.

Mësohet se dje është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me komandantin e KFOR-it dhe shefin e Eulex-it. KFOR po sheh mundësinë e negociatave me serbët lokalë apo Beogradin për heqjen e këtyre barrikadave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gazetarja raporton se pavarësisht thirrjeve të shumta për heqjen e barrikadave para Vitit të Ri ende nuk ka ndonjë hap pas nga serbët, madje ata kanë shtuar 3 kamionë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas mediave të Kosovës, policia nëpërmjet një tenderi të shpejtë e të papublikuar ka siguruar makineri për heqjen e mjeteve të rënda nga rrugët. Kjo, sipas gazetares, është një përgatitje nga policia e Kosovës në rast se KFOR nuk largon barrikadat./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share