Vera përvëluese: Faza e portokalltë – alarmi i kuq!

NË 10 DITËT E ARDHSHME I NXEHTI EKSTREM NË VENDIN TONË

Vera përvëluese ka kapluar vendin tonë. Temperaturat shkojnë mbi 40 gradë Celsius, kurse vala e nxehtë ekstreme ka vazhduar rekomandimet qeveritare edhe për 10 ditët e ardhshme, njofton KlanM.

Qeveria kërkon që punëdhënësit t`i lirojnë nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç dhe nëse kanë mundësi t`u mundësojnë punë nga distanca apo online.

Fëmijët nëpër çerdhe që të mos dalin jashtë nga ora 11.00 deri 17.00. Gjatë periudhës së njëjtë, sic percjell KlanM, të gjitha firmat duhet të ndalin aktivitetet në ambiente të hapura, veçanërisht në punët ndërtimore.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë është vendosur ndalesë e pjesërishme për lëvizje nëpër zonat e mbrojtura Jasen, Mavrovë, Kodra e Diellit dhe Pelister.

Bëhet fjalë për ndalesë të pjesërishme për lëvizje nëpër pyje nga ora 06.00 deri 20.00. Qytetarët, shoqatat pyjore mund të lëvizin gjatë kësaj periudhe vetëm nëse paraprakisht marrin leje nga “Pyjet Kombëtare”. Për të gjithë të tjerët që do të shkelin ligjin gjobat shkojnë nga 1.500 deri 2.000 euro.

Me këtë ndalesë, sic njofton KlanM, nuk përfshihet Vodno. Atje qytetarët mund të lëvizin pa leje dhe pa restriksione, por paralajmërohen kontrolle të shpeshta.

Ndërkohë, inspektorati i punës ka bërë mbi 160 kontrolle në terren, kurse 30 kompanive u është shqiptuar masa për ndalesë të punës për shkak se nuk kanë respektuar rekomandimet e qeverisë.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share