Vendos KQZ – Nga 44 qendra të rregullta votimi në veri do të hapen vetëm 6, 13 do të jenë kontenjera

Në mbledhjen e KQZ-së është vendosur që nga 44 qendra të votimit në veri, në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet në të kaluarën, më 23 prill do të hapen vetëm 6 prej tyre.

KQZ-ja do të hapë edhe 13 kontenjera . Këto qendra do të hapen pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

Ky institutcion po ashtu miratoi rekomandimin për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq. Sipas KQZ-së, nga 750 votues numri i tyre rritet në 2 000 votues në një vend votim.

KQZ po ashtu ka miratuar edhe sloganin dhe logon për këto zgjedhje – “Për Komunën tënde voto”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share