Vuçiq: Do të bëj gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet

epa10029772 Serbian President Aleksandar Vucic attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders’ meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se serbët nga Kosova ballafaqohen me probleme të përditshme të cilat, siç tha, “i imponohen nga ata që përpiqen të vjedhin atë që nuk është e tyre”

Sipas tij, serbët nga Kosova nuk duan ta vuajnë më siç e quajti ai “atë terror”.

Vuçiq në një postim në llogarinë e “Ardhmja e Serbisë” shtoi se do të bëjë gjithçka që zëri i serbëve nga Kosova të dëgjohet.

“Dhe unë do të vazhdoj gjithmonë dhe në çdo vend të luftoj për popullin tonë dhe vendin tonë. Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq në një postim në llogarinë E ardhmja e Serbisë”, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share