Vendbanim 7800-vjeçar në Pogradec

Zbulohen ndërtesat me tipologji të veçanta

Një vendbanim prehistorik rreth 7800 mijë vjeçar është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon.

Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nisur fazën e 3-të të gërmimeve studimore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tipologjia e ndërtesave në të është mjaft e veçantë, sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.

Për Drejtorin e Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në Pogradec, Ledjan Zeqollari, ky vendbanim është një tjetër vlerë e shtuar për turizmin e Pogradecit.

Pas vendbanimit palafit në Buqezë, ky është vendbanimi i dytë më i madh i zbuluar në Pogradec.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share