Vuçiq: Gati të përmbushim gjithçka, përveç njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit në OKB!

“Afatet kohore për marrëveshje tashmë nuk kanë kuptim”

Presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, tha për televizioni Prva të Serbisë se afatet kohore për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë më nuk kanë asnjë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk përfshin njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

“Qytetarët nuk duhet të shqetësohen, jemi të gatshëm të plotësojmë gjërat që nuk kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe anëtarësimit në OKB, por dikush duhet ta formojë Asociacionin, Prishtina këtë nuk e do”, deklaroi Vuçiq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas tij, Serbia nuk është në pozitë të lehtë, por shprehet se vendi do të mbijetojë. Vuçiqi edhe një herë iu rikthye takimeve të fundit në Bruksel.

“Nuk kam kërkuar asnjë letër anësore, sic ka thënë Kurti. Unë thash se jemi të gatshëm të plotësojmë obligimet tona, duke shtuar se nuk mund të pranojmë cështjet sikurse njohja dhe anëtarësimi në OKB. Këtë e kam thënë edhe në Ohër edhe në Kishinjev”, tha Vuçiq.

Gjermania, Franca dhe Italia kanë kërkuar që Beogradi të njohë de facto pavarësinë e Kosovës dhe që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kështu është thënë në letrën e nënshkruar nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Kjo letër vjen pasi liderët e tri shteteve kyçe të Bashkimit Evropian zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel më 26 tetor./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share