Vdekja tragjike e katër fëmijëve – ditë zie në Novi Pazar!

Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

ZJARRI NË BANESË I KOBSHËM PËR FËMIJËT – PRINDËRIT NË KUJDES INTENZIV

Ditë zie në Novi Pazar. Autoritetet e qytetit e kanë shpallur 6 Marsin Ditë zie për shkak të vdekjes tragjike të katër fëmijëve. Të dielën në këtë qytet, katër fëmijë humbën jetën, kurse prindërit e tyre janë hospitalizuar për shkak të lëndimeve dhe djegieve.

Katër fëmijë të moshës nga 6 muaj deri tre vjeç kanë humbur jetën, kurse prindërit e tyre janë lënduar në zjarrin që të dielën kishte shpërthyer në një ndërtesë banimi në Novi Pazar. Sic njofton KlanM, Jetën e kanë humbur bineqët trevjeçar, një fëmijë 2 vjeçar dhe një foshnje gjashtë muajshe.  

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mediat serbe njoftojnë se fëmijët kanë qenë në një dhomë dhe besohet se janë ngulfatur nga tymi.  

Babai, një egjiptian, në përpjekje për t`i shpëtuar ka tentuar të hyjë në dhomën e tyre përmes tarracës, por nuk ia kishte arritur. Ai, sic njofton KlanM, ka djegie të shkallës së dytë, të tretë dhe të katërt në 45% të trupit. Nëna boshnjake ka djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 18% të trupit. Të dy janë me lëndime të rënda dhe në kujdes intensiv.  

Për shkak të vdekjes tragjike të katër fëmijëve, autoritetet e Novi Pazarit, 6 Marsin e ka shpallur ditë zie. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share