Kosovë, analistët kërkojnë shtyrje të vendimit për targat

PROPOZOJNË UDHËZIM ADMINISTRATIV QË TË SIGUROHET ZBATUESHMËRIA

Njohësit e çështjeve politike në vend po kërkojnë që vendimi për targa të shtyhet për shkak të situatës gjeopolitike. Ata thonë se vendimi për targa duhet të nxjerr edhe një udhëzim administrativ, në mënyrë që më mos të ketë më zvarritje të zbatimit të kësaj marrëveshje.

“Për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike nëpër të cilën po kalon Evropa. Kosova duhet të jetë e matur në çdo veprim që do ta marrë tani dhe për këtë çështje. Nëse ne kemi bërë shtyrje disa vjeçare për një çështje të tillë teknike dhe nëse jemi në fazën kritike të dialogut, Kosova duhet ta jap edhe një shans, por e fundit të jetë e normuar ose me ndonjë marrëveshje bilaterale me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian dhe të ShBA-s, ose Kosova duhet të nxjerrë një udhëzim administrativ, i cili do të thotë po se do të ketë shtyrje edhe për 10 muaj, por nga kjo datë nuk do të ketë më negociata dhe vendimi për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për targa do të fillojë zbatuari pa ndonjë kompromis” – Gazmir Raci, analist.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk ka marrëveshje politike dhe ju e keni parë momentin që nuk ka diçka të tillë dhe e dini që rikthimi i targave nga në veri të Kosovës që e kanë bërë serbët e Kosovës deri tash janë afro 10 qytetarë, dhe tashmë po shihet që të gjitha çështjet, madje edhe ato teknike do duhej të kishte një marrëveshje paraprake ndërmjet palës serbe dhe asaj shqiptare. E kundërta nënkupton se do të ketë probleme dhe anarki në pjesën veriore të Kosovës” – tha Arbnor Sadiku, analist.

Raci dhe Sadiku vlerësruan se presion në këtë çështje nuk po i bëhet vetëm Kosovës por edhe Serbisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share