Vdekja e George Floyd, goditet me thikë ish-oficeri i policisë

Derek Chauvin u dënua me 21 vite burg për vdekjen e afro-amerikanit në vitin 2020

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga vdekja e afro amerikanit George Floyd, ajo ngarje është kthyer sërish në media.

Është plagosur rëndë në burg, oficeri i policisë që u dënua për vrasjen 46 vjeçarit afro-amerikan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Derek Chauvin është goditur disa herë me thikë në qeli nga një tjetër i burgosur.

Në Qershor 2022, ish-oficeri i policisë u dënua me 21 vjet burg. Tre kolegët e tij që ishin prezentë në këtë krim, morën dënime me burg nga tre vjet deri në 57 muaj.

Pamjet e oficeri i cili i për 9 minuta i mbajtu gjurin në qafë FLod, shokuan të gjithë botën. Kjo vrasje shkaktoi protesta të dhunshme dhe u bë kryefjala e mediave ndërkombëtare.

Më 25 maj 2020, Derek Chauvin ndaloi 46-vjeçarin me ngjyrë George Floyd, nën dyshimin për mashtrim.

Floyd, i cili iu lut policisë për minuta të tëra me fjalët “Nuk mund të marr frymë”, u dërgua në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore, por nuk mundi të mbijetonte.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share