Dhjetëra të vrarë në Gaza, Blinken kërkon mbrojtjen e civilëve

Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u përball me bisedime të ashpra me drejtuesit e Izraelit për të ardhmen e pasluftës së Gazës. Teksa ishte në takim me presidentin izraelit Isaac Herzog jashtë hotelit të Tel Avivit, disa dhjetëra protestues mbanin pankarta me thirrjet për një armëpushim për të siguruar lirimin e 132 personave që ende mbahen në Gaza.

Rreth 30 protestues që u përpoqën të bllokonin kamionët e ndihmave që shkonin në Gaza u ndaluan nga policia izraelite në rrugën për në vendkalimin Kerem Shalom, me argumentin që dërgesat e ndihmave të shoqërohen edhe me lirimin e pengjeve. Gjatë takimit me Blinken, presidenti izraelit kritikoi ashpër padinë e ngritur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku Izraeli akuzohet për gjenocid ndaj palestinezëve me sulmin ushtarak në Rripin e Gazës. Ai e konsideroi padinë si gjënë më mizore dhe absurde që mund të ndërmerret kundër Izraelit.

“Armiku ynë është Hamasi që në aktin themeltar të tij ka shkatërrimin dhe zhdukjen e shtetit të Izraelit, të vetmit shtet kombëtar të popullit hebre. Dhe ne duhet tani, prej hipokrizisë së Afrikës së Jugut të dalin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në padinë e Afrikës së Jugut kërkohet të dënohet gjenocidi izraelit ndaj civilëve në Rripin e Gazës, të ndalohet urgjentisht lufta, shpërngulja e detyruar e banorëve dhe të lejohet hyrja e ndihmave humanitare. Seanca e parë dëgjimore në Gjykatën e Hagës është planifikuar për në 11 dhe 12 Janar. Analistët thonë se vendimi i gjykatës ndërkombëtare është detyrues dhe i paapelueshëm. Blinken vjen në Izrael me premtime nga katër vende arabe dhe Turqia për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës pas luftës. Por ato kombe gjithashtu duan të shohin përfundimin e luftimeve në Gaza dhe hapa konkret drejt krijimit të një shteti palestinez. Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken u takua edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv për bisedime mbi luftën në Gaza.

E teksa ndodhet në rajon, luftimet e ashpra sërish u zhvilluan në Gazën qendrore. 57 persona u vranë në spitalin al-Aqsa në qendër të Gazës në 24 orët e fundit. Izraeli kreu sulme ajrore në zonat qendrore dhe jugore, duke përfshirë rreth kampeve Maghazi dhe al-Bureij. Gjithashtu edhe dhjetëra njerëz u vranë në Jabalia dhe Beit Hanoun. Ndërkaq në jug të Rripit, ai thotë se trupat izraelite eliminuan 40 terroristë në Khan Younis si dhe shkatërruan mjete të ndryshme luftarake dhe  tunele.

Ndërkaq luftimet e ndërsjella vijojnë mes Izraelit dhe Hezbollahut. Një bazë ushtarake në veri të Izraelit u godit nga një dron i nisur nga Libani por askush nuk mbeti i vrarë në sulm. Ndërkaq edhe avionët izraelitë shënjestruan një infrastrukturë terroriste në fshatin Kila në Libanin jugor dhe lëshuan drone ndaj disa objektivave. Sulmet vijnë pasi një dron vrau një komandant të lartë të Hezbollahut një ditë më parë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share