Vazhdon ëndrra Cremonese

Roma jashtë Coppa Italia, mundet nga ekipi Lombard 2-1, në gjysmëfinale edhe Fiorentina

Cremonese mundi Romën 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Rivali i radhës i skuadrës nga Lombardia, është Fiorentina me të cilën do të përballet në prill.

Skuadra e Davide Balardinit, befasoi sërish pas eliminimit të Napolit në 1.8 e kompeticonit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në minutën e 25 të lojës, mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla gaboi në kontrollin e topit, duke i dhënë mundësi Desers që të përparonte.

Sulmuesi i miqve u pengua nga portieri Rui Patricio dhe arbitri akordoi penallti, që u kthye në gol nga nigeriani.

Trajneri i verdhekuqve Zhoze Murinjo bëri ndryshime në nisje të pjesës së dytë duke futur në lojë Dibalan, Zalevskin, Smolling dhe Matiç, që zëvendësoi Kumbullën.

Por në të 49, autogoli i Çelik bëri të heshtte “Olimpiko”. Dibala dhe Abraham nuk e thyen dot mbrojtjen e Kremoneses. Goli i Belotit në shtesë ishte i kotë.

Ndërsa “Vjollcët” mundën 2-1 Torinon në “Franchi”. Pas shtyllës së goditur nga Mandragora në pjesën e parë dhe shumë rasteve të humbura nga të dyja ekiept, sfida u zhbllokua nga Joviç në minutën e 65-të.

Në të 90 Ikoné dyfishoi rezultatin. Torino shkurtoi disavanazhin me Karamoh 3 mintua më pas.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share