Tenis: Ons Jabeur -Marketa Voundrousova në finale të grand slam Wimbledon 2023

Në finalen e Grand slam të Wimbledon për femra sot do të luajnë për kurorën e “mbretëreshës” në turneun më të rëndësishëm të fushave me bar në tenis,  Ons Jabeur dhe Marketa Voundrousova.

Kjo është një finale surprizë pasi përballen tenistja tuniziane Ons Jabeur, aktulisht radhitet e gjashta  në listen botërore  dhe tenistja  çeke Marketa Voundrousova, numri 42 në botë. Për Jabeur ky është një rikthim në finalen e Wimbledon pas atij të një viti më parë, ndaj konsiderohet favorite.

Në gjysmëfinale tenistja afrikane Ons Jabeur, mundi bjellorusen Aryna Sabalenka me rezultatin 2-1 në sete 6-7, 6-4 dhe 6-3. Një ndeshje me rivalitet në setin e parë, vendosur në “tie break”, ndërsa më pas në fushë dominoi Jabeur, që e meritoi fitoren.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në gjysmëfinalen tjetër, Marketa Voundrousova mposhti me lehtësi ukrainasen Elina Svitolina, me rezultatin 2-0 në sete 6-3 dhe 6-3.. Për Voundrousova, është finalja e dytë pas asaj të Roland Garros 2019.

Rezultatet  e gjysmëfinales – Femra

Marketa Voundrousova-Elina Svitolina, 2-0

Aryna Sabalenka-Ons Jabeur, 1-2

Gjysmëfinale-Meshkuj

Jannik Sinner-Novak Djokovic

Carlos Alcaraz-Daniil Medvedev  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share