Vankovska: Do të udhëheq politikë të jashtme multivektoriale me fokus në interesin ekonomik të Maqedonisë

Po marr pjesë me platformë origjinale që nuk e ka asnjë kandidat, së paku jo të gjitha çështjet në një vend, tha kandidatja për presidente nga partia E Majta, Biljana Vankovska e cila sot ka realizuar takime me qytetarë të Prilepit në qendër të qytetit. Vankovska shprehu qëndrimet e saja për çështjet kyçe – angazhohet për kushtetutë të re, anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, rishikimin e Marrëveshjes së Prespës, daljen nga NATO dhe zhvillim të politikës së jashtme multivektoriale ku fokusi kryesor do të jetë interesi ekonomik i Maqedonisë.

“Nuk veprojmë me çështjen nëse bullgarët do të jenë në Kushtetutë, por veprojmë me kushtetutë krejtësisht të re, sepse ky aktual prodhon sistem jofunksional politik dhe kushtetues-juridik. Ne planifikojmë ta ndërpresim Marrëveshjen me Bullgarinë, ndërsa Marrëveshja e Prespës poashtu do të jetë objekt i rishqyrtimit, pra i kontestimit në periudhën që vijon. Në periudhën pesëvjeçare do të ndodhin shumë çështje të dhimbshme dhe serioze. Ajo që më mua më definon si kandidate është procedura e daljes nga NATO, sepse për mendimin tim edhe si profesoreshë dhe si person në pozicion politik, bota po hyn në një fazë të re të ridefinimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, sigurisë ndërkombëtare dhe mendoj se Maqedonisë nuk i duhet investim në luftërat e huaja dhe imperialiste dhe në asnjë mënyrë as buxheti ynë dhe as fëmijët tanë nuk janë për fushëbeteja të huaja”, tha Vankovska.

Sipas saj, shtëpitë televizive dhe kundërshtarët shmangin përballje të drejtpërdrejta. Të gjithë, thotë Vankovska, duhet të themi se çfarë mendojmë për çështje të ndryshme dhe është e pajustifikueshme që në demokraci të mos ketë master debat të kandidatëve për president.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne atë master debat e pranuam pa kushte për dallim nga disa parti të mëdha. Si profesoreshë e shkencave politike jam e tronditur dhe është e pasigurt nëse ne të shtatë do të gjendemi në një vend. Dhe kjo është mënyra e vetme për të parë dhe dëgjuar pikëpamjet e kandidatëve. Kjo nuk i ngjan demokracisë”, ka thënë ajo./MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share