Moti sot i paqëndrueshëm dhe me vranësira lokale

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i paqëndrueshëm.

Do të kemi mëngjes me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Nga mesdita vranësirat do të shtohen dhe në shumë vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, të përcjella me shtrëngata dhe erë të fortë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 26 deri në 33 gradë.

UV indeksi do të jetë = 7

Në Shkup paradite do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Pasditja do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.

Gjatë javës së re të punës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm, në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu (në një kohë të shkurtër por me sasi e madhe), erëra të forta mbi 70 km/orë dhe breshër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share