Rezoluta e Senatit të SHBA-së/ Osmani: Rezoluta – mesazh për forcat politike antievropiane në vend!

Rezoluta e Senatit amerikan riafirmon mbështetjen e klasterit të parë negociues të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë bilaterale – tha Ministri i Jashtëm, Bujari Osmani. Sipas tij, kjo nënkupton inkurajimin për vendin që të vazhdojë rrugën eurointegruese.

“Po, ka një propozim nga katër senatorë – dy demokratë dhe dy republikan të një Rezolute e cila do të jetë erë në velën e shtetit tonë për anëtarësim në BE dhe ajo është shumë e rëndësishme, posaçërisht sepse mbështetet nga të dyja palët, edhe republikanët edhe demokratët janë njëzëri, që do të thotë se në SHBA kemi konsensus absolut për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut”, tha Bujar Osmani.

Sipas tij, rezoluta e senatit amerikan është edhe një porosi për forcat politike në vend, të cilat shohin alternativë tjetër përpos anëtarësimit në BE.

“Mendoj se, ka parti politike, ka një kandidat për president që komplotojnë dalje nga NATO, se ka alternativa të tjera nga BE. Megjithatë, qëndrimi im është se, nuk është vetëm çështje e retorikës. Çdokush që nuk punon për anëtarësim të përshpejtuar në BE, në të vërtetë punon për alternativa. Dhe prej këtu, skena politike është e ndarë qartë në frontin evropian dhe antievropian”, tha Osmani.

Rezoluta është përshëndetur edhe nga LSDM-ja. Sipas tyre, zhgënjyese është që vetëm VMRO-DPMNE-ja është kundër rrugës evropiane.

“Këtë mbështetje të SHBA-së e kemi për shkak se 7 vite aktivisht punojmë në thellimin e raporteve me partnerët strategjik dhe pozicionin e fuqishëm ndërkombëtar të vendit. Por, zhgënjyese paraqitet, bllokimi që vjen nga brenda, nga DPMNE-ja dhe Mickoski që janë opsioni i vetëm kundër anëtarësimit në BE dhe aktivisht zbatojnë bllokimin e rrugës evropiane”, tha Darko Kaevski.

Ndryshe, në press-konferencë, Bujar Osmani ka paralajmëruar se do t`i minimizojë aktivitetet e tij si Ministër i Jashtë, sapo të nominohet zyrtarisht si kandidat presidencial i BDI-së./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share