”Valsi i fundit” i Arijan Ademit në Maksimir!

PAS 13 VITEVVE NË DINAMO, TRANSFEROHET NË KAMPIONATIN KINEZ

“Tashmë asgjë nuk do të jetë njëjtë, Ari është simboli i Dinamos, simbol i sakrificës dhe dashurisë për klubin e shenjtë”. Në këtë mënyrë, “Bad Blue Boys” tifozët e zjarrtë të Dinamo Zagrebit i dhanë lamtumirën kapitenit legjendar, Arijan Ademit, I cili, sic njofton KlanM, karrierën do ta vazhdojë në ekipin kinez Beijing Guoanu.

Nga viti 2010, Arijan Ademi 31 – vjeçar, për Dinamon e Zagrebit ka zhvilluar 359 ndeshje, ka shënuar 41 gola dhe 30 asistime duke fituar mbi 20 trofe. Mediat kroate, sic percjell KlanM, e cilësojnë si legjendë të klubit, kurse kanë nisur iniciativat që fanella me numrin 5 të hiqet nga përdorimi në Dinamo.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, “vlojnë” rrjetet sociale. Futbollistë të dikurshëm dhe aktual të Dinamos janë përulur dhe kanë falënderuar Arijan Ademin për gjithçka që kishte dhënë për Dinamon e Zagrebit, njofton KlanM.

‘Vëlla, nëse nuk do ta kuptosh gjuhën, kthehu. Dije se dyert e klubit I ke të hapura. Me fat dhe faleminderit për gjithçka” – ka shkruar portieri kroat Dominik Livakoviq.

“Një është Aki. Falemindert për gjithçka, kapiten” – ka shkruar futbollisti spanjoll I Lajpcigut, Dani Olmo, duke publikuar një fotografi duke ndjekur ndeshjen e fundit të Arijan Ademit.

Arijan Ademi, sic njofton KlanM, gjendet në listën e seleksionuesit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevskit, për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për EURO 2024. Takimi me Maltën zhvillohet më 23 Mars, kurse më 27 Mars ndeshja kundër Ishujve Faroe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share