Vala e të nxehtit, disa shtete në “luftë” me zjarret e fuqishme

200 zjarrfikës po luftojnë me flakët në disa zona pranë Athinës, evakuuohen disa fshatra në Zvicër

Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarret e para të mëdha në Greqi. Dy vatra zjarri shpërthyen pranë Athinës duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke nxitur evakuimin e qindra fëmijëve nga një kamp veror. Më shumë se 200 zjarrfikës të ndihmuar nga 20 ushtarë, 10 avionë dhe 6 helikopterë janë ende duke luftuar me flakët. Disa prej banorëve të prekur nga zjarret thonë se autoritetet greke nuk po veprojnë në kohë.

“Nuk ka zjarrfikës, nuk ka helikopterë, nuk ka aeroplanë, disa djem u përpoqën të shpëtonin një shtëpi, por është e pamundur, zjarri është shumë i madh, era është shumë e fortë, kështu që nuk mund të bëjnë asgjë.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vatrat e zjarrit që fillimisht u shfaqën në fshatin Kouvaras, 30 kilometra larg Athinës, u përhapën me shpejtësi në jug drejt vendpushimeve bregdetare si Lagonisi, Anavyssos dhe Saronida. Edhe në Zvicër autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e disa fshatrave në rajonin e Valais. Rreth 200 zjarrfikës po punojnë për shuarjen e zjarreve.

Ndërsa në rajonin Hatay që u godit më shumë nga tërmeti i Shkurtit, vazhdojnë përpjekjet e tyre për të shuar zjarret e furishme që filluan të kërcënojnë zonat e banuara. Sipas njoftimeve zyrtare, nga zjarri janë evakuuar 3 fshatra, janë djegur 7 shtëpi dhe janë dëmtuar 4 automjete.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share