Usyk mund Joshua sërish

Kampioni ukrainas fitoi me pikë, britaniku rrëmbehet nga emocionet pas duelit

Oleksandër Usik e mundi për herë të dytë radhazi Enthoni Xhoshuan dhe mbrojti tituj e tij WBO, WBA dhe IBF në peshat e rënda.

Dueli mes ukrainasit dhe britanikut zgjati për 12 raunde dhe gjyqtarët në arenën e “Mbreti Abdullah” të Xhedas ia dhanë fitoren me pikë Usikut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjyqtari ukrainas vendosi 116-112 në favor të kampionit në fuqi, ai amerikan 115-113 për Xhoshuan, ndërsa për gjyqtarin britanik fitoi Usik 115-113.

Vendimi e tërboi Xhoshuan, i cili mori dy breza dhe i hodhi ato jashtë ringut.

Në konferncën për shtyp në përfundim të takimit, britaniku nuk i mbajti dot lotët, ndërsa e pranoi se ai nuk u tregua i zoti aq sa duhet në ring.

Ukrainasi ka tre nga katër brezat më të rëndësishëm për peshat e rënda. Në koleksioni e tij mungon vetëm një.

Tajson Fjuri, i cili ka vendosur që të tërhiqet, e mban titullin e WBC.

E dueli me britanikun tjetër, është ajo që i intereson ukrainasit më shumë.

Dhe Fjuri vështirë që t’i rezistojë tundimit për një ndeshje të tillë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share