Xavi: Nuk mund të garojmë me PSG për Dembele

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka treguar për “TV3CAT”, se janë të dorëzuar për çështjen e Dembele.

“Ousmane Dembele na ka njoftuar se dëshiron të largohet tek PSG. Nuk mund të garojmë me PSG, oferta e tyre është shumë e lartë, ai gjithashtu ka folur me Luis Enrique dhe Al Khelaifi. Më dhemb sepse jemi kujdesur për të që ai të ndihet i lumtur këtu. Por nuk mund të garojmë për të, ai do të largohet”, tha Xavi.

26 vjeçari ishte transferuar tek Barcelona në vitin 2017 për 135 milionë euro nga Borussia Dortmund.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share