Euro 2024: RMV – Itali, ndeshje për të përmirësuar përshtypjet!

MUSLIUTË ZHVILLOJMË NJË NDESHJE TË MADHE KUNDËR ITALISË

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut edhe gjatë ditës së djeshme  ka vazhduar me përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropiane “Euro 2024”, kundër Italisë  të shtunën dhe Maltës me 12 shtator

Maqedonia e Veriut është nikoqire e Italisë në takimin e xhiros së 5-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.Humbjet e dhimbshme kundër Ukrainës dhe Anglisë duhet të paraqesin motiv shtesë për të përmirësuar përshtypjet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Normal, ndeshja ndaj Italisë, kundër kampionëve të Evropës është një ndeshje e veçantë, pasi ne vijmë edhe nga një moment jo i mirë. Besoj se ky është momenti i duhur që të përgatitemi fizikisht, faktikisht , teknikisht në të gjitha aspektet  në mënyrën më të mire të mundshme edhe të zhvillojmë një ndeshje të madhe kundër Italisë”, tha Visar Musliu, futbollist i reprezentacionit.

Pavarësisht disa zhvillimeve brenda në ekip, para së gjithash largimit të kapitenit Ristovski, Musliu thotë se atmosfera është pozitive.

Normal atmosfera është pozitive, fundi fundit ne jemi profesionist gjithmonë duhet të shikojmë përpara dhe besoj se kualiteti është kështu. Megjithatë edhe pse kemi disa mungesa por ky është reprezentacion dhe nuk kemi vend për alibi”, tha Visar Musliu.

 Ndeshja Maqedoni e Veriut – Itali, zhvillohet të shtunën, ndërsa interesimi për të ndjekur  ndeshjen është i jashtëzakonshëm, që do thotë se tribunat e stadiumit do të jenë të stërmbushura./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share