“Ushqehu dhe shtrihu!”, restoranti i pazakontë në Jordani

Në Jordani është hapur një restorant i pazakontë i cili i josh klientët jo vetëm përmes pjatave që ofron, por edhe përmes një përvoje unike. I ideuar sipas konceptit “ushqehu dhe shtrihu”, restoranti ka shtretër në dispozicion për klientët që t’i përdorin dhe të bëjnë një sy gjumë pasi të ushqehen.

Një nga pronarët e restorantit, Omar Mbaideen, tha se ideja filloi nga një shaka, por ajo më pas u mirëprit nga klientët.

“Është një përvojë e bukur, veçanërisht për ata që vijnë nga një vend i largët. Unë vij nga një fshat i largët, kështu që kur ha Mansaf ndihem i përgjumur dhe nuk mund të ngas makinën. Mendoj se është më mirë të kesh një orë pushim dhe pastaj të ngasësh.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mendohet se Mansaf shkakton përgjumje për shkak të përbërësve të tij me shumë yndyrë, veçanërisht gjatë motit të nxehtë, duke bërë që adhuruesit e pjatës së njohur kombëtare të Jordanisë të shmangin restorantet.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share