Uragani i fuqishëm Ian godet Floridën, më shumë se 2 milionë familje pa energji elekrike

Një nga uraganët më të fuqishëm në historinë e SHBA-së ka goditur bregun jugperëndimor të Floridës duke sjellë erëra deri në 150 mph (241 km/h) dhe shi të rrëmbyeshëm.

Uragani Ian zbriti në tokë pranë Cayo Costa si një stuhi shumë e rrezikshme e kategorisë 4, por ishte shumë afër nivelit maksimal, kur ka erëra të paktën 157 mph (252 km/orë). Stuhia ka sjellë përmbytje në Florida të cilat janë kërcënuese për jetën e banorëve.

Stuhia tanimë është reduktuar në një uragan të kategorisë 3, por banorët në Floridën qendrore mund të përjetojnë akoma erëra të forta. Uragani Ian ka shkaktuar ndërprerje të energjisë për më shumë se dy milionë banesa në Florida. Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndodhin për shkak të linjave elektrike të rrëzuara si pasojë e stuhisë që ka sjellë uragani.

Ata kanë paralajmëruar se ndërprerjet do të vazhdojnë derisa të fillojnë operacionet e rikuperimit, pasi të kalojë uragani Ian./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share