United po bën gati spastrimin e madh

Drejtuesit e “djajve të kuq” synojnë të largojnë 17 futbollistë ndërsa po përgatisin revolucion

Manchester United po bën gati një operacion spastrimi në verë, ku pritet që të largohen 17 futbollistë.

Kjo do t’i japë mundësi trajnerit Erik ten Hag që të ketë kapitalin e nevojshëm për të rindërtuar skuadrën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Eliminimi nga Liga e Konferencës nga Sevija, e ka shtuar edhe më shumë zellin te “Djajtë e kuq” për të nisur një revolucion.

Te United mendojnë që duhet ndjekur shembulli i Cityt e të shiten lojtarë në mënyrë që të balancohen bilancet, e po ashtu të mblidhen paratë e nevojshme për të bërë blerjet e reja.

Edhe pse afroi lojtarë si Erling Haaland, Kalvin Phillips dhe Manuel Akanji, “qytetarët” dolën me fitime deri në 23 milionë Euro.

Për më tepër që Juanjtid duhet që të respektojë rregullat e Fair Play Financiar.

Nga “Old Traford” pritet që të largohen futbollistë si Maguire, Lindelof, McTominay, Fred, Van de Beek, Martial dhe mbrojtësin e djathtë Van-Bissaka, i cili kushtoi 56 milionë Euro nga Crystal Palace, raporton tabloidi britanik “Daily Mail”.

Gjithashtu, te United po i japin prioritet politikave për të përfituar financiarisht nga futbollistë, të cilët nuk i konsiderojnë pjesë të projektit afatgjatë.

Edhe pse vështirë që 15 lojtarë të largohen në mekaton e verës, United kërkon të mbledhë para që të bëjë tri blerje të reja të kërkuara nga trajneri Ten Hag, e për një prej tyre janë gati që të shpenzojnë deri në 113 milonë Euro.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share