+18 / Momenti i aksidentit në Tiranë, makina ngre në ajër këmbësorin

Këto janë momentet e aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori në zonën e Astirit në kryeqytet që ndodhi pasditen e së dielës.

Në videon e siguruar nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, këmbësori kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe.

Teksa ka kaluar njërën gjysmën e karrexhatës në këmbë dhe ka kapërcyer murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër. Por fatkeqësisht, është përplasur nga një prej automjeteve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia nuk e ka identifikuar ende viktimën, teksa grupi hetimor shkoi në vendngjarje. /tvklan.al

VIDEO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share