Ulen tonet në Paris, Messi i rikthehet stërvitjes

Ndjesa publike ka rënë në veshin e duhur. Lionel Messi është rikthyer në stërvitjen e PSG, duke iu bashkuar skuadrës, shmangur gjobën dhe dënimin me një ndeshje. Ish-lojtari i Barcelonës nuk luajti në fitoren 3-1 ndaj Troyes, në të parën nga dy ndeshjet që pritej të mungonte. Madje, argjentinasi nuk ishte parashikuar të luante as kundër Ajaccio, por rikthimi në stërvitje ka ulur disi gjakrat. Kjo pasi ky ribashkim mund të mos sjellë paqen e menduar me tifozët, të cilët kërkuan largimin e tij nga kryeqyteti francez.

Udhëtimi pa leje drejt Arabisë Saudite u kthye në çështje për sulmuesin 35-vjeçar, me klubin që analizoi situatën dhe vendosi ta dënojë. Çështje që ka ndërlikuar shanset që Messi të rinovojë kontratën që skadon në Qershor dhe të jetë i lirë për të firmosur me një tjetër skuadër me parametra zero.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” tashmë është i dyzuar për të vulosur të ardhmen, e cila pritet të kthehet në një telenovelë vere. Barcelona, Al Hilal dhe klubet amerikane janë gati për ta bindur që të firmos me ta, teksa alternativë qëndron edhe PSG, që tani mund të sakrifikojë dhe të ulë tonet rreth argjentinasit edhe me tifozët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share