FC Shkupi: Më 1 qershor nis me përgatitjet për sezonin e ri

Emir Shabani – Do të ketë shumë lëvizje

FC Shkupi në kampionatin e sa po përfunduar 2022/2023, u rendit e dyta pas Struga Trim Lum me 10 pikë diferencë, pasi nga 30 ndeshjet e zhvilluara ka regjistruar 17 fitore, 7 barazime dhe 6 disfata me gol-averazh 61-27 dhe 58 pikë grumbulluara. Ekipi menjëherë pas ndeshjes së fundit të sezonit 2022/2023, gjendet pushim të merituar deri më 31 Maj, ndërsa drejtuesit e klubit gjatë kësaj periudhe do të bëjnë parapërgatitjet e nevojshme për garat evropiane dhe normalisht edhe pë kampionatin eri 2023/2024.

Këto të dhëna i deklaroi menaxheri i përgjithshëm i FC Shkupi, Emir Shabani.

“I gjithë ekipi deri më 31 maj do të jenë pushim. Më 1 qershor, është caktuar grumbullimi i parë për ndeshjet europiane. Deri më 5 qershor ekipi do të qëndrojë Çair, ndërsa nga data 6 deri 16 qershor fazën e parë do ta zhvillojnë në Ohëri. Më 18 maj ekipi do të zhvendoset në Turqi ku do të zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve”.

Sa i përket lëvizjeve të mundshme në këtë merkato verore, menaxheri i përgjithshëm Emir Shabani, decid. “Do të ketë shumë lëvizje që do të thotë do të ketë edhe largime por edhe afrime të lojtarëve të ri. Aktualisht kontrata i ka skaduar Freddy Alvarez i cili tani është larguar, ndërsa portieri Kristijan Naumovski gjendet në Singaporë, Por me siguri do të ketë edhe lëvizjet tjera” .

Sa i përket stafit Teknik, edhe në kampionatin e ri 2023/2024 do të drejtohet nga trajneri turk Xhihat Arsllan me stafin e tij.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share