Më 8 shkurt 2024, do të hidhet shorti pë edicionin e ri të UEFA Liga e Kombeve. Maqedonia e Veriut në edicionin e kaluar ishte pjesë e Ligës “C”, do të vazhdoj të qëndrojë të mbetet po në të njejtën LIgë edhe në edicionin e ri shhkaku i rezulateve jo të kënaqëshme.
Sipas renditjes nga edicioni i fundit i kësaj gare, UEFA tashmë ka përcaktuar vazot nga të cilat do të formohen grupet e reja. Maqedonia e Veriut që në edicionin e kaluar fitoi vetëm 7 pikë në grup dhe në fund u rendit në vendin e 42-të, me çka automatikisht u vendos në grupin e tretë në Ligën “C”.
Kjo do të thotë se në shortin e 8 shkurtit, Maqedonia e Veriut me siguri nuk do të marrë për kundërshtarë përfaqësueset e Ishujve Faroe, Sllovakisë dhe Irlandës së Veriut, të cilat janë në të njejtë vazo me përfaqësuesen e vendit.
Nga pjesa tjetër e vazove, Maqedonia do të pret tre kundërshtarët në grup dhe ku mes tyre mund të jetë edhe Kosova që sërish të përballen ndërmjet veti apo Turqia, Greqia e Bullgaria.
LIGA “C”.
VAZO E PARË: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani
VAZO E DYTË: Luksemburgu, Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria
VAZO E TRETË: Ishujt Faroe, Maqedonia, Sllovakia, Irlanda e Veriut
VAZO E KATËRT: Qipro, Bjellorusia, Lituania, Gjibraltari