Inter ultimatum Inzaghit

Inter Milan’s Italian coach Simone Inzaghi arrives for a press conference at Luz stadium in Lisbon, on April 10, 2023, on the eve of their UEFA Champions League football match between SL Benfica and Inter Milan. (Photo by PATRICIA DE MELO MOREIRA / AFP) (Photo by PATRICIA DE MELO MOREIRA/AFP via Getty Images)

Humbja minimale ndaj Monzës mund të shkaktojë tërmet te Interi. Trajneri Simone Inzaghi pritet të jetë ai i sakrifikuari, me drejtuesit e lartë zikaltër që tashmë kanë vendosur ultimatume në tryezën e italianit. Presioni ndaj Inzaghit vazhdon të rritet, i ndihmuar vetëm nga fitorja e Interit në ndeshjen e parë kundër Benfica-s në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Milanezët janë ende në garë për Kupën e Italisë kundër Juventusit, me ndeshjen e parë gjysmëfinale të mbyllur në barazim 1-1.

Disa drejtues të Interit patën një takim të gjatë me Inzaghin pas humbjes ndaj Monzas, në prani të drejtuesve si presidenti, Steven Zhang dhe zyrtarëve Beppe Marotta e Piero Ausilio. Disfata ndaj Monzës dhe situata e skuadrës si dhe ndeshje vendimtare ndaj Benfikës duket se kanë qënë temat kryesore të këtij diskutimi që përfundoi pas mesnatës.  Plani është të ecë përpara me Inzaghin, pavarësisht zhgënjimeve të tifozëve.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share