Sot luhet finalja e Superkupës së Spanjës

Real dhe Barcelona përballen në Riad

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë edhe këtë vit finalen e Superkupës së Spanjës mes tyre.

El Clasico do të nisë në orën 20:00. Janarin e kaluar po në Riad triumfuan katalanasit për herë të 14 në historinë e këtij trofeu.

Los Blancos e kanë fituar për herë të fundit në 2022 dhe një tjetër sukses do ta afronte me rivalin kryesor në Spanjë, pasi Real numëron 12 Superkupa.

Në kampionat ia doli ta mundë 2 – 1 Barcelona në transfertë më 28 tetor. Real Madrid në fakt ka më shumë suksese edhe në Superkupën e Spanjës në përballjet direkte ku madrilenët kanë ngritur trofeun në 6 raste, ndërsa katalanasit 2 herë.

Prej sezonit 2019-2020 ky trofe diskutohet me formatin ‘final four’ ku pak ditë më parë Real triumfoi në gjysmëfinale me Atletico, ndërsa Barcelona mundi Osasuna.

Tv Klan

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share