U poshtërua 7-1 nga Gjermania, flet trajneri i Brazilit: Nuk do të ndryshoja asgjë nga ajo ndeshje

Humbja 7-1 e Brazilit përballë Gjermanisë për gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2014 është ende e dhimbshme kur kujtohet. Por trajneri i ekipit atë ndeshje për “Selecao”, Luiz Felipe Scolari nuk ka asnjë pendim. Ai është shprehur së fundmi se nuk do të ndryshonte asgjë.

Scolari drejtoi Brazilin drejt fitimit të Kupës së Botës në vitin 2002, por në ndeshjen e luajtur në Belo Horizonte, ai ishte i pamundur që të ndalonte shkatërrimin që iu bë skuadrës para syve të tij.

Një foto e shkrepur gjatë asaj ndeshje të hidhur është shumë goditëse. Ai duket si kapiteni i një anije të fundosur, ndërsa sulmuesit e Gjermanisë luanin një ndeshje të jashtëzakonshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Gjermania luajti një ndeshje perfekte dhe ne bëmë disa gabime që nuk duhen bërë në gjysmë finale. Nëse do të kisha mundësinë që ta luaja edhe njëherë ndeshjen, nuk do të ndryshoja asgjë në kuptimin e asaj çfarë studiuam dhe taktikat që punuam. Të gjithë e dimë që ajo ndeshje ishte 1 në 100 ose 1 në 1 000 ndoshta, diçka absurde që ndodhi, kështu që nëse do mund të kthehesha pas në kohë dhe të ndryshoja ekipin me informacionin që kishim mbledhur për Gjermanisë, do të bëja sërish të njëjtën gjë”, është shprehur Scolari në librin e ri, “Si të fitosh Kupën e Botës: Sekretet dhe përshtypjet e trajnerëve më të Mirë të futbollit ndërkombëtar”./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share