Champions League: Këto janë ndeshjet që luhen sonte

Sot do të luhen dy ndeshje në kuadër të Champions League.

Një nga ato do të jetë ajo në mes Interit dhe Atletico Madridit, ku do të zhvillohet nga ora 21:00.

Interi llogaritet favorit në këtë takim që do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza”.

Në anën tjetër, PSV-ja do ta pres Dortmundin në “Philips Stadion” që ka kapacitet prej 35 mijë ulësesh.

Dortmundi në ballafaqime me PSV-në ka rezultate pozitive, ku nga tri ndeshje, i ka dy fitore dhe një barazim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share