Fillon ndeshja derbi e javës së tetë Shkëndija – Shkupi

Ka startuar ndeshja derbi e javës së tetë Shkëndija-Shkupi.  Super derbi i rrethit të parë të kampionatit zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Kjo ndeshje pritej me pa durim nga tifozët vendas dhe publiku tetovar ku sipas pamjeve të para këtë ndeshje po e ndjekin diku rreth pesë mijë tifozë.

Ndeshja  derbi me kampionin në fuqi ekipin e Shkupit është një sfidë shumë e rëndësishme për drejtuesit e ri të ekipit kuqezi . Drejtori sportiv Harun Isa, në një deklaratë ekskluzive për Klan Maqedoni, për ndeshjen  e së shtunës bëri thirrje për një ndeshje korrekte dhe sportive

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Drejtori sportiv i ekipit kuqezi shpreson se ndeshja derbi do të jetë në suaza të fair playt, tifozet ta bëjnë punën e tyre me anim korrekt dhe apelon që  çdo gjë të jetë suaza të korrektësisë

 Ndërsa Futbollisti Besir Demiri thotë se kjo ndeshje është  shumë e rëndësishme për ekipin e Shkupit si kampion ka detyrë në çdo ndeshje të futet për fitore./KklanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share