U përplas me motor me kamionin, humb jetën 23-vjeçari shqiptar në Greqi

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në ishullin e Kretës në Greqi.

Viktima është Kristian Nako, 23 vjeç. Ai udhëtonte me motor kur u përplas “kokë më kokë” me një kamion, në zonën e Mastabas në ​​Rethymno.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, përplasja ishte aq e fortë sa banorë të zonës fillimisht menduan se bëhej fjalë për shpërthim. I riu shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa identifikimi i tij u bë i mundur vetëm disa orë më vonë.

Autoritetet greke arrestuan shoferin e kamionit, një 39-vjeçar grek, ndërsa hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share