Kryeparlamentari Xhaferi bashkë me kryeparlamentarin bullgar Zheljazkov me aktivitet të përbashkët në Romë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe Kryetari i Kuvendit Nacional të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në Katedralen Shën Maria Maxhore në Romë, së bashku vendosën kurora me lule para pllakave në gjuhën maqedonase dhe bullgare, njoftojnë nga Kuvendi.

“Duke vënë kurora para pllakave, edhe njëherë demonstruam se Parlamentet janë dhomat përfaqësuese të qytetarëve. Sot ne bëmë përpjekje dhe ia dolëm që si përfaqësues të popujve tanë të takohemi dhe të demonstrojmë se pa marrë parasysh qëndrime të caktuara politike, qytetarët kane qëndrime dhe këndvështrime ndryshe në drejtim të fqinjësisë së mirë të dy popujve dhe ardhmërisë së tyre”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share