Bullgaria dëbon 70 punonjës të ambasadës ruse

Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha të martën se i kishte kërkuar Rusisë të reduktojë stafin e saj diplomatik në Bullgari dhe të tërhiqte 70 anëtarë të personelit deri më 3 korrik.

“Arsyeja e parë është reciprociteti… Së dyti, për shkak të veprimtarisë së kryer nga zyrtarët rusë, e cila u konstatua nga autoritetet kompetente bullgare si të papajtueshme me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” tha ministria në një deklaratë./REL

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share