U godit nga anija, për 10 sekonda ura në SHBA shembet tërësisht (Video)

Një urë në qytetin amerikan të Baltimores është shembur tërësisht pasi është goditur nga një anije me kontejnerë që po lundronte në ujërat e lumit Parapsco.

Nga informacionet paraprake, të siguruara nga BBC News, deri më tani raportohet se 7 persona dhe disa automjete që po lëvizin në urë kanë rënë në lumë në momentin e shkatërrimit të urës.

Akoma nuk dihet nëse ka viktima, ndërsa aktualisht po zhvillohet një operacion i madh shpëtimi nga shumë agjenci në SHBA.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:30 të mëngjesit në SHBA, ndërsa me kohën lokale në 06:30.

Autoriteti i Transportit konfirmon se të gjitha korsitë janë mbyllur në të dy drejtimet për shkak të shembjes së urës në Baltimore./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share